AktualitetPolitikëTë fundit

Rama kërkesë Bashkisë për mbjelljen e pemëve me paratë e fushatës, Spahia e shpërfill, i jep kontaktin e Drejtoreshës së Pyjeve

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia e ka shpërfillur kërkesën e kryeministrit Edi Rama që gjysma e parave të fushatës të shkojë për mbjelljen e pemëve. Në përgjigje, Spahia i ka dërguar kontaktin e Drejtoreshës së Mjedisit dhe Pyjeve pranë Bashkisë Shkodër, Aida Shllaku.

Mbjellja e pemëve me gjysmën e parave të fushatës së 14 majit ishte një nismë e Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë u dërgoi një letër të gjithë kryetarëve aktualë të bashkive në vend, përfshirë të vetmin opozitar në pushtetin vendor, kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia, të cilit i kërkonte të bashkëpunonte për të përcaktuar vendin se ku do të mbillen pemët.

Por Spahia duket se ka zgjedhur ta shpërfillë letrën e kryeministrit dhe nismën e PS që vendosi që gjysmën e buxhetit të saj elektoral, ta shpenzojë jo për materiale propagandistike për fushatën e 14 majit, po për t’i dhuruar peme bashkive të vendit tonë, duke ulur kështu sadopak ndotjen dhe duke shtuar oksigjenin për komunitetet.

 

Fraksion.com