AktualitetPolitikëTë fundit

“Pas është e shkuara”, Balla në mbjelljen e pemëve në Lushnjë: Jo më fushata me postera që vendosen nëpër mure

Kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëherësh Drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit Taulant Balla është ndalur sot në Lushnje ku ka vijuar fushatën e mbjelljes së pemëve, motoja e zgjedhjeve të 14 majit për Partinë Socialiste.

Balla është shprehur se kjo fushatë do të mbahet mend si fushata që i bën mirë mjedisit dhe se historia e kahershme të posterave që viheshin nëpër mure të marrë fund.

“Kemi transferuar nga fondi ynë i fushatës një pjesë të mirë të fondit për mbjellje të pemëve në çdo bashki. Jam shumë i kënaqur që në Lushnje numri i pemëve të mbjella deri tani është i lartë dhe be do të vazhdojmë me intensitet deri më 14 maj për t’u kujtuar kjo fushatë si një nga fushatat që i bën mirë mjedisit dhe t’i japim fund historisë së kahershme të posterave që viheshin nëpër mure deri kur të vinte fushata tjetër.

Më 14 maj shqiptarët e kanë shumë të thjeshtë zgjedhjen e tyre. Të ecim përpara me Partinë Socialiste me Edi Ramëm ose të kthehemi mbrapa me Sali Berishën dhe Ilir Metën të cilët janë peng i së shkuarës, peng i korrupsionit dhe gjithçka tjetër që ata kanë bërë në Shqipëri në gjithë këto vite.

Ftesa ime është që më 14 maj të ecim përpara me Partinë Socialiste drejt Europës nëse kthehemi përpara, por nëse kthehemi pas është e shkuara.

 

Fraksion.com