Life StyleTë fundit

Kristi: Nuk e shoh më si finaliste! Analizon banorët e shtëpisë

Krist Aliaj ka bërë mbrëmë një analizë të lojës së bashku me Bledi Manen dhe Nita Latifin. Kjo e fundit ka thënë se Efi Dhedhes e ka parë si finaliste gjatë momentit të rihyrjes së saj, por tani jo më.

E ndërsa Kristi u shpreh se Efi ka humbur shumë pikë dhe Kiara Tito nuk është duke dhënë asgjë.

Ai shtoi se Luizi bën thjesht disa ngacmime, por nuk ka më dëshirë të luajë.

Sipas tij Luizi, hyri fuqishëm në lojë dhe u pëlqye për faktin që kundërshtonte çdo njëri në shtëpi. Kjo e bëri atë të dukej ndryshe nga të tjerët.

Ai nuk harroi  të komentonte Armaldo Kllogjerin, duke thënë se ai hyri në lojë si skuth duke shkuar nga Olta Gixhari te Luizi.

Kristi u shpreh se nuk merrej me banalitetet që ndodhnin gjatë javës, por thjesht analizonte situatat dhe argumentonte vetëm në prime, gjë që i surprizonte banorët.

 

Fraksion.com