AktualitetNATO/BETë fundit

Eva Kaili del sot nga burgu, por do të mbikëqyret nga një byzylyk elektronik

Ish-eurodeputetja greke, Eva Kaili lirohet sot nga burgu. Mediat greke raportojnë se lirimi do të bëhet rreth orës 12 me atë greke. Gjykata belge vendosi masën ‘arrest shtëpie’ për Kailin, e cila do të mbikëqyret dhe nja një byzylyk elektronik.

Avokati i saj mbrojtës, Michalis Dimitrakopoulos bëri në përpjekje që klienti i tij të lirohej nga burgu para Pashkëve ortodokse, duke u shpjeguar gjyqtarëve belgë se “ditët e Pashkëve janë të shenjta për ne grekët”.

E lehtësuar dukshëm nga zhvillimet e shpejta pas më shumë se katër muaj e gjysmë burgim të përkohshëm në burgun e Harenit, në veri të Brukselit, Eva Kaili tha pas zyrtarizimit të lajmit për lirimin e saj: “Po pres me padurim byzylykun elektronik kështu që të jem jashtë burgut. Ditën e parë dua vetëm të jem në shtëpi me vajzën time. Gjithë ditën me të. Që nga janari e kam parë vetëm dy herë në muaj. Unë do të qëndroj në Bruksel dhe do të luftoj për pafajësinë time.”, tha Kaili.

 

Fraksion.com