Life StyleTë fundit

“Do i kthehem kur nuk e pret”, Luizi bisedon me Dean për Efin

Luizi foli edhe me Dean për dyshimet që atij i janë ngritur për lojën që Efi po bën brenda në shtëpi. Ai i tha Deas se Efi nuk e ka vërtetë mik atë, pavarësisht se hiqet si e tillë, pasi ata të dy janë njohur brenda në shtëpi dhe se nuk mundesh që me një person, të krijosh direkt miqësi vetëm me njohjen që mund të kesh brenda në shtëpi.

Deamishel i tha Luizit se ajo ka dalë edhe kundër shtëpisë për të mbrojtur atë. Sipas tij, bashkimi me të, mund t’i shërbejë për mirë Efit, pasi ajo kërkon të ketë shtëpinë kundër, për të forcuar më shumë lojën.

Luizi shtoi se nëse atij do i jepet mundësia për të dërguar tre banorëve në nominim, Efin do e dërgojë në televotim pa e menduar dy herë.

Deamishel u shpreh se avantazhi mund të jetë diçka tjetër dhe nuk besonte që ai do kishte sërish mundësinë për të dërguar tre emra në nominim.

Sipas saj, Efi akoma nuk e kupton se për çfarë qëllimi ka hyrë brenda në shtëpi.  Luizi nga ana tjetër, u shpreh se ajo po luan për interesat e veta, por shtoi se do e godasë atë, atëherë kur nuk e pret.

 

Fraksion.com