Bueno: Mbështesim progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit
Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares Bueno, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministren Xhaçka, deklaroi se gjatë Presidencës spanjolle të BE-së ne do të mbështesim progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit.
Bueno gjatë fjalës së tij në këtë konferencë vuri theksin te rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve që u finalizua sot me nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi.
Ministri i Jashtë i Spanjës theksoi se “gjatë Presidencës spanjolle të BE-së ne do të mbështesim progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit”.
“Kam arritur në Shqipëri si pjesë e një turi nëpër vendet Perëndimor dhe mbështetja e Shqipërisë në BE do jetë shumë aktive gjatë gjashtëmujorit që Spanja do të ketë Presidencën e Bashkimit Evropian. Marrëdhënia mes Shqipërisë me Ballkanin dhe BE janë tema që kemi folur me ministren. Gjithashtu folëm edhe për marrëdhënien e Kosovës me Serbinë. Kjo marrëdhënie është përtej lidhjeve ekonomike. Jemi solidar gjatë krizave. Ne ndihmuam Shqipërinë me asistencë për vaksinat dhe asistencë mjekësore gjatë pandemisë”, tha ai.
Ne vijim, ai tha se gjithashtu ndajmë të njëjtin mendim për agresionin e padrejtë dhe brutal të Rusisë ndaj Ukrainës.
“Folëm për rolin e Shqipërisë në mbrojtjen dhe çështjet globale si anëtare e NATO-s dhe vend që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe përmenda rolin e Shqipërisë dhe aktivizimin në çështje shumë të rëndësishme të sigurisë. Ne në Spanjë promovojmë dhe vlerësojmë vlerat që janë të shkruara në kartën e të drejtave të Kombeve të Bashkuara. Në Spanjë gjithashtu reflektohet edhe lufta që bënë policia dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Spanjës për të luftuar rrjete kriminale. Gjithashtu ka një bashkëpunim në nivel privat përsa i përket sektorit turistik dhe shpresojmë që të rritet prezenca e kompanive spanjolle në Shqipëri”, tha ministri Bueno.
Ministri i Jashtëm spanjoll gjithashtu informoi se, do të organizohet një takim në rang kryeministrash mes të dy vendeve për të forcuar më tej bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
“Në këto momente ndajmë shumë vlera të përbashkëta të cilat i përsa i përket kartës së Kombeve të Bashkuara për Paqen, luftën kundër terrorizmit, dhunës ekstreme dhe të drejtat e grave. Do të takoj kryeministri Edi Rama dhe do ia përcjellë këto mesazhe në të njëjtën formë siç ia përcolla ministres dhe si do të organizojmë mbështetjen ndaj Shqipërisë gjatë Presidencës Spanjolle. Gjithashtu do të organizojmë një takim në rang kryeministrash mes të dy vendeve që të na ndihmojë për të forcuar këtë rrugë të përbashkët që ne kemi marrë”, tha ai.
Fraksion.com