Tensionohet situata mes banoreve gjatë publicitetit, Efi-Deas: Po nuk e derdhe kokrrën e lotit kaq
Efi dhe Dea kanë pasur një raport të tensionuar që nga rikthimi i Efit në shtëpinë e famshme. Kujtojmë se Dea ishte shkaktarja që Efi doli nga ‘Big Brother’ herën e parë, sepse e dërgoi në nominim me Kiarën dhe Luizin. Që kur u rifut, Efi ka deklaruar se do bëjë çmos të nxjerrë Dean jashtë dhe e ngacmon shpesh.
Së fundmi në mediat sociale është bërë virale një video nga një situatë e tensionuar mes tyre gjatë spektaklit të së martës.
Pjesë nga debate në kohën e publicitetit:
Efi: O Dea, o yll, unë do dal nga këtu brenda, por po nuk ta sula e po nuk e derdhe kokrrën e lotit kaq… Kur më bën kështu si gocë intelektuale vdes fare.
Dea: Ça do më sulesh moj?
Luizi: Luizin.
Efi: Nuk e di, nuk marr vesh.
Luizi: Luizin do të suli.
Efi: Boll po durojmë këto moralet e këtyre që rrinë kështu. Dea bukuroshe…
Dea: Ça ke o Efi?
Efi: Kam qejf, do të kujtoj unë kur të dua.
Fraksion.com