Shërbimi rus i sigurisë ‘gjen’ bashkëpunëtorët e dyshuar ukrainas në vrasjen e blogerit ushtarak
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) ka nxjerrë një bashkëpunëtor të dyshuar në sulmin ndaj blogerit ushtarak pro-luftës Vladlen Tatarsky, i cili u vra në shpërthimin e kafenesë në Shën Petersburg më 2 prill.
Shtetasi ukrainas Yuriy Denisov ishte përfshirë në përgatitjen për atë që më vonë u klasifikua si një sulm terrorist në kafenenë që vrau blogerin dhe plagosi mbi 50 persona, sipas deklaratës së FSB.
Denisov dyshohet se ia kaloi figurën me një pajisje shpërthyese protestueses 26-vjeçare kundër luftës Daria Trepova, e cila më vonë u arrestua dhe u akuzua për terrorizëm në lidhje me vdekjen e Tatarsky. CNN nuk ka verifikuar në mënyrë të pavarur pretendimet.
“U konstatua se vrasja e M. Fomin [emri i vërtetë i Vladlen Tatarsky], së bashku me D. Trepova, ishte përgatitur nga një pjesëtar i grupit diversant-terrorist ukrainas, shtetasi i Ukrainës Yuriy Denisov, i lindur në 1987, i cili nëpërmjet shërbimi i ‘dorëzimit ekspres’ nëpërmjet një ndërmjetësi, i ka transferuar asaj një mjet shpërthyes në Moskë, të kamufluar si një statujë gipsi e gazetarit ushtarak”, thuhet në deklaratë.
FSB tha se beson se Denisov erdhi në Rusi nga Kievi nëpërmjet Letonisë “me udhëzimet e shërbimeve speciale ukrainase” për të mbledhur informacione rreth blogerit.
Denisov u largua nga Rusia një ditë pas shpërthimit, shton deklarata.
Tatarsky ishte një nga blogerët ushtarakë më të hapur dhe ultranacionalistë të Rusisë, i njohur për komentet e tij të zjarrta pro-luftës dhe kritikat e herëpashershme të dështimeve të Moskës në fushën e betejës.
Fraksion.com