Life StyleTë fundit

Mediat thanë se ishte arrestuar në Turqi, reagon Valdrin Sahiti. Ja e vërteta

Ditën e sotme në disa media qarkulloi me shpejtësi lajmi se Policia e Turqisë ka ndaluar dhe arrestuar ditën e djeshme në Aeroportin e Stambollit stilistin e njohur nga Kosova,Valdrin Sahitin.

“KosovaNews” shkruante se burimet i kanë thënë se arrestimi i Sahitit ka ndodhur pasi është i dyshuar për veprën penale ‘Blerje,pranimi,posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë’.

Po e njëjta media shkruante se Policia Turke ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrini është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës. Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë.

Megjithatë, duket se këto lajme janë të pavërteta. Nuk dimë nëse ka pasur ndonjë ndalim, a kontroll rutinë që mund të ketë ngatërruar dëshmitarët, por stilitsti ndodhet në Dubai dhe i lirë.

Në mënyrë indirekte ndaj lajmeve ai ka reaguar duke postuar dy video nga Emiratet e Bashkuara ku ndodhet së fundmi. Në këtë mënyrë ai ka zbuluar se nuk është i arrestuar, përkurazi po vijon jetën normalisht.

 

Fraksion.com