AktualitetPolitikëTë fundit

KQZ la pa fonde Berishën, Meta: E gjitha vëmendja jonë është përqendruar për…

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një komunikim për mediat u pyet nëse do t’i ndajë fondet bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Meta tha se nuk ka munguar aspak mbështetja, duke ritheksuar se koalicioni “Bashkë Fitojmë” është një koalicion idealesh dhe që do t’i kthejë qytetarëve pushtetin e munguar.

Pyetje: Fondet për zgjedhjet e 14 majit, si i vlerësoni dhe a do ti ndani paratë me zotin Berisha?

Meta: Ky koalicion është një koalicion idealesh, për interesin qytetar, për interesin kombëtar dhe për t’i rikthyer qytetarëve pushtetin e tyre. E gjitha vëmendja jonë është përqendruar për të luftuar regjimin. Kjo mbështetja i mjafton për të qenë i pari.

 

Fraksion.com