AktualitetPolitikëTë fundit

“Çfarë pafytyrësie! Vijnë këtu për ta kthyer Durrësin prapa”, Rama: Pemët e dhuruara nga fondi zgjedhor i PS

Durrësi ishte qyteti i radhës ku Partia Socialiste çeli dje zyrtarisht fushatën për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së Edi Rama së bashku me kandidaten për kryebashkiake të Durrësit, Emiriana Sako mbollën pemë në mënyrë simbolike si pjesë e angazhimit të marrë për çdo qytet.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale fotoalbumin e dhurimit të pemëve për Durrësin të siguruara nga fondi zgjedhor i Partisë Socialiste.

Rama shprehet se fondet janë falë shkurtimit të shpenzimeve për mjete propagandistike elektorale.

Kryeministri renditur projektet e hapura për zhvillimin e këtij qyteti që nga porti i ri deri te hekurudha.

“Porti i ri turistik këtu pranë dhe porti i ri tregtar në Porto Romano, për të dyja këto porte, ne jemi në proces. Me linjën e re hekurudhore Tiranë-Durrës dhe me trenat e rinj që do të vijnë, çka tanimë është proces pune”,  shpreh ai.

Kryeministri Rama renditi shumë punë të bëra në qytetin e dytë më të madh në vend duke theksuar se në mendjen e durrsakëve nuk duhet të ekzistojë kthimi pas.

Rama: Ne jemi në garë me kohën dhe kohën për të bërë sa më shume punë. Jo në garë me ata që duan të marrin peng sa më shumë të jetë e mundur për të krijuar imunitet me veten me problemet që kanë me drejtësinë. E pamundur Durrësi të kthejë drejtimin.

 Pa ia përmendur emrin Igli Carës kandidatit të Berishës, Edi Rama bëri këtë koment.

Rama: Çfarë pafytyrësie vijnë këtu për ta kthyer Durrësin mbrapa ku vendosin dy hije të kaluara mes një kukulle. Durrësit jo një kukull.

Më herët në një biznes privat, kryeministri Rama,  krahas shpjegimit për rritjen e pagave, shpalosi një tjetër synim të qeverisë, të cilin tha se mund të arrihet por me ndihmën e biznesit.

Rama: Nëse në qeverisjen tonë kemi çuar të ardhurat për frymë në 6.400 euro duam t’i çojmë në 10.000 euro për frymë me ndihmën e biznesit.

 

Fraksion.com