Atentati në Vaun e Dejës, Noka: Përse nuk reaguat asnjëri, Rama përgjegjësi! Vini në Kuvend e fshihni kokën si strucë
Deputeti Flamur Noka ka folur në Kuvend për atentatin ndaj kreut të Rithemelimit, Benard Ndrecës. Noka ashtu si Berisha, bëri përgjegjës Edi Ramën për atentatin, duke thënë se heshtja e tij e provoi se qëndronte mbrapa atij akti.
“Si mund të shpjegohet ndryshe që kryeministri pa bërë disa orë nga ngjarja, ishte në aktivitet dhe nuk e përmendi fare. “Askush nga ju nuk e përmendi fare rastin në Vaun e Dejës. A thua aty ishte goditur një mizë dhe jo lideri i opozitës së atij vendi, pa asnjë problematikë me ligjin. bëtë gjithçka kundër opozitës, për ta përçarë politikisht dhe tani kujtoheni që të bëni dhe likuidime fizike. Këtu vini e fusni kokën nëpër ato tavolina si struci në rërë dhe nuk keni kurajo. Dhe një krimineli ti ndodhë ngjarje të tilla duhet të këtë reagim, edhe për kriminelin nuk është tritoli, është ligji dhe drejtësia. Tregoni që mbrapa atij atentati është Edi Rama, prandaj nuk bëzajti asnjë fjalë për të dënuar. Ishte një akt terrorizmi politik. Ju e shihni veten të pashpresë. Ndaluat dhe takimet me idenë e kursimeve, por jo. Rama takohet me administratën vetën se s’ju mbështet njeri tjetër.
Strategjia juaj është terror dhe blerje, pse nuk keni folur asnjëri. Ku është zotëria. Kryetare kuvendi duhej të kishit folur, të dënohej akti terrorist. Sikur ia tritol ti ishte vënë ndonjërit prej jush, çfarë do thoshit, do drejtonit gishtin direkt, ndërsa kshu fërkoni duart. Ka fytyrë njerëzore kjo qeveria mund ta quajë qeveri njeri këtë. Ju jeni regjim por keni kaluar çdo limit. Më 14 maj do e merrni përgjigjen. Nuk ka presion, shantazh, tritol që do ndalojë vrullin e demokratëve dhe opozitarëve të këtij vendi për ti treguar Ramës vendin dhe ju të gjithëve. Vetëm mazhorancë nuk jeni, jeni një grup u strukturuar kriminal”, tha Noka.
Fraksion.com