AktualitetPolitikëTë fundit

Xhaçka takon Escobar, në fokus forcimi i mëtejshëm i qëndrueshmërisë në rajon

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi një takim me zv.ndihmëssekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Dy zyrtarët vlerësuan partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, teksa në fokus të bisedës ishte edhe forcimi i mëtejshëm i sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon, në kontekstin e situatës së sigurisë në Evropë.

Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen ndaj Gabriel Escobar për mbështetjen e pakursyer ndaj Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

 

Fraksion.com