AktualitetTë fundit

Përdorte 16 profile në FB dhe bënte thirrje për sulme terroriste, arrestohet një person me kërkesë të SPAK dhe Antiterrorit

Një 46-vjeçar është lënë burg nga GJKKO pasi akuzohet nga SPAK dhe Drejtoria e Antiterrorit për thirrje për sulme terroriste. Gentian Çollaku me origjinë nga Kavaja përdorte 16 profile në rrjetin social Facebook dhe aty postonte thirrjet për sulme terroriste.

Arrestimi i tij me urdhër të SPAK është bërë pas një hetimi 2-vjeçar. Çollaku ndante në Facebook postime në të cilat bëntë thirrje për dhënë dhe u dilte në mbështetje imamëve të dënuar për terrorizëm, të cilët rekrutonin luftëtarë për t’iu bashkuar ISIS-it në Siri dhe Irak.

“Shejk Ebu Bekr el-Baghdadi: Nëse nuk ndaleni së luftuari ndaj neve, atëherë dijeni se ne kemi ushtarë të cilët nuk flenë.”

Gentian Çollaku akuzohet për veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

 

Fraksion.com