AktualitetLife StyleTë fundit

“Nuk donin të më mbanin më”, Florjan Binaj rrëfehet për largimin e bujshëm nga “Portokalli

Florjan Binaj është rrëfyer si rrallëherë në një intervistë mbi jetën personale dhe atë profesionale. I ftuar në “Natë me Aulonën” ai ka treguar detaje e të pathëna rreth shumë sferave të jetës.

I pyetur nga moderatorja se cili ka qenë momenti më i vështirë në jetën e tij, aktori përmendi mosbesimin që njerëzit kanë treguar ndaj tij kur ai u bë pjesë e botës së arkitekturës.

“Askujt nuk i shkon jeta vaj. Ka pasur momente të vështira, sidomos mosbesimi. Për shembull në fakultet, në Akademinë e Arteve, por edhe në arkitekturë më pas, që njerëzit shihnin “Po ky çne këtu?” Se bënin lidhjen me atë që shihnin ditën e diel. Më është dashur shumë mund, kohë, pagjumësi, orë pune për t’i bindur që kjo është diçka që dua për veten time dhe nuk ka lidhje me atë që shihni në televizor. Kjo ka qenë një nga sfidat më të mëdha. Pastaj padiskutim një nga sfidat më të mëdha të dikujt sot është menaxhimi i kohës. Kryesfida është të jetojmë në Shqipëri”-tha Flori.

Largimi i tij nga “Portokalli” rreth dy vite më parë shkaktoi shumë bujë. I pyetur rreth kësaj, Flori tha se do i rikthehet rolit si comedian por jo në “Portokalli” Sa i përket largimit pas 18 vitesh deklaroi se vendimin për tu larguar e kishte marrë prej një kohë të gjatë duke nënvizuar se “nuk donin të më mbanin”.

“Ajo do ekzistojë me mua deri në fund të jetës sime. Atij momenti do i kthehem sërish në një formë tjetër. Jo më te “Portokallia”. Ka qenë një vendim që e kam menduar prej vitesh, por nuk gjeja momentin. Më është dashur kohë e gjatë të merrja vendimin për t’u larguar. Nuk donin të më mbanin, pashë një mungesë vullneti nga institucioni për t’i zgjidhur gjërat në mënyrën e duhur dhe e vetmja mënyrë ishte te hapja krahun dhe të parakaloja, secili në rrugën e vet.”– ka treguar aktori.

Por, sip o shkon eksperienca e tij e re në një emosion investigative si “Piranjat”?

Të gjithë në fillim kanë dyshime. Thanë se ‘do vënë gjoba’ etj. Por, kur e panë ndryshuan mendim. Nëse dikur më ndalonin për të bërë foto, tani më ndalojnë njerëzit në rrugë edhe për foto edhe për të ndarë halle. Më vjen mirë që pjesa më e madhe e tyre kanë gjetur zgjedhje.”-rrëfeu Flori.

E sigurisht aspekti më i veçantë dhe i dashur për të është familja. Flori ndau në intervistën e tij edhe një rrëfim mbi marrëdhënien me fëmijët dhe bashkëshorten e tij.

“Për tu bërtitur(fëmijëve) asnjëherë, mjafton tu bëj një shikim që ajo që po bëjnë nuk është mirë. Dhe si këmbim u krijoj një lojë, në kuptimin që unë ta tërhoqa këtë por, edhe ta lëshoj. Kështu, ata krijojnë një marrëdhënie. Të dy fëmijët e mëdhenj mbajnë anën e mamit. Ngaqë jam më shumë i batutës, e marrin më shumë sikur tallem. Por, kemi një dashuri të barazpeshuar. Kam 19 vite në lidhje me partneren, ka pasur nga të gjitha nuk ka qenë vetëm sheqer. E rëndësishme është mirëbesimi. Ajo e ka pasur më të vështirë se unë kam qenë personazh publik, i është dashur të përballojë presion. Por besimi dhe dashuri mbi të gjitha.”-tha Flori.

 

Fraksion.com