Mbante 40 doza kokainë me vete, arrestohet 34 vjeçarja në Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Komuna 2”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta.
Vihet në pranga 1 shtetase që shpërndante doza kokaine. Bëhet fjalë për shtetasen Denisa Bushka.
NJOFTIMI I POLICISE
Sekuestrohen sasi lënde narkotike kokainë, një pjesë e saj e ndarë në 40 doza, gati për shitje.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasja D. B., 34 vjeçe, banuese në Tiranë.
Në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasen D. B., të cilës, gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 40 doza, gati për shitje.
Nga hetimet ka rezultuar se 34-vjeçarja, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza (10-50 gramë) dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Fraksion.com