AktualitetPolitikëTë fundit

I shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim, Escobar 45 minuta në zyrën e Alibeajt

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar vijon ditën e dytë të vizitës në Tiranë.  I shoqëruar nga ambasadorja, Yuri Kim  ai takoi kreun e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Ata u pritën në zyrat e reja të PD-së, nga sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi. Ky i fundit ishte i pranishëm edhe në takim, bashkë me deputetët Oriola Pampuri dhe Kreshnik Çollaku.

Raportohet se një ndër temat që folën ishte situata politike në vend dhe zgjedhjet e 14 majit.

Më pas  Escobar u takua me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.

Pas takimeve ditën e djeshme me Ramën dhe Begaj, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme bashkiake në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.

 

Fraksion.com