AktualitetBota+Të fundit

CIA: Rusia rrezikon të shndërrohet në koloni ekonomike kineze

Rusia rrezikon të shndërrohet në një koloni ekonomike e Kinës, pasi izolimi i saj po përkeqësohet pas pushtimit të Ukrainës, tha sot drejtori i CIA-s, William Burns, sipas “The Guardian”.

Deklarata e tij erdhi gjatë një takimi të zhvilluar në universitetin ”Rice”, në Hjuston, Teksas.

“Rusia po bëhet gjithnjë e më e varur nga Kina dhe, në një farë mënyre, rrezikon të bëhet një koloni ekonomike e Kinës me kalimin e kohës, nga e cila varet eksporti i burimeve të saj të energjisë dhe lëndëve të para”, tha Burns.

 

Fraksion.com