BE thekson “angazhimin e vendosur” për të mbajtur para përgjegjësisë kriminelët e luftës
BE-ja është zotuar të kërkojë llogari nga ata që janë përgjegjës për krimet e luftës në Ukrainë, tha të mërkurën zëdhënësja e BE-së Nabila Massrali.
“BE-ja përsërit angazhimin e saj të vendosur për të mbajtur para përgjegjësisë të gjithë autorët dhe bashkëpunëtorët e krimeve të luftës të kryera në lidhje me luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Massrali.
Deklarata është në përgjigje të dy videove të publikuara në mediat sociale javën e kaluar, të cilat synojnë të tregojnë ushtarë ukrainas të prerë kokën. “Nëse konfirmohet, ky është një tjetër kujtesë brutal për natyrën çnjerëzore të agresionit rus”, tha Maasrali.
“Vrasja e të burgosurve të luftës është një shkelje shumë serioze e Konventës së Gjenevës dhe tregon edhe një herë shpërfilljen e plotë të Rusisë ndaj ligjit ndërkombëtar, në veçanti të drejtës ndërkombëtare humanitare”.
Fraksion.com