AktualitetTë fundit

Banesa “Call Center” në Kavajë, arrestohet një 38-vjeçar, procedohen 2 të tjerë

Një banesë e marrë me qira në Kavajë është përshtatur si “Call Center”, ku policia ka sekuestruar 4 kompjuterë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Në pranga është vënë një 38-vjeçar i quajtur Ardian Rrugeja banues në Kavajë dhe 2 të tjerë E. H., 24 vjeç, dhe D. B., 28 vjeç, banues në Kavajë, po procedohen në gjendje të lirë.

Banesa e marrë me qira në lagjen nr. 5, Kavajë, si “Call Center”, është një subjekt i pa licencuar dhe me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Fraksion.com