Vullkani në Rusi kërcënon trafikun ajror ndërkombëtar
Qendra ruse e Vëzhgimit të Vullkanëve, KVERT dha sot alarmin e rrezikut maksimal për trafikun ajror pas shpërthimit të vullkanit në Gadishullin Kamtshatka. “Aktiviteti i vazhdueshëm mund të ketë pasoja në avionët ndërkombëtarë dhe ata që futurojnë ulët”, sipas KVERT. Në lindje të gadishullit rus Kamtshatka ka shpërthyer vullkani Shivelutç. Një re e fuqishme vullkanike lëviz në perëndim të vullkanit dhe çdo moment mund të ketë shpërthime të hirit deri në 15 kilometra lartësi. Reja vullkanike shtrihet mes mes dy fshatrave Kljutshi dhe Kosyrevsk 70 kilometra larg njëri-tjetrit. Rrezikohet trafiku ajror ndërkombëtar. Fluturimet mes Japonisë dhe SHBA-së mund të anulohen.
Fraksion.com