Video e Dalai Lama me djalin e vogël, reagon e revoltuar Cardi B
Një video e Dalai Lamës duke puthur në buzë dhe thithur gjuhën me një djalë të vogël ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. E fundit që e ka dënuar atë veprim është reperja Cardi B , e cila ka mendime shumë të ashpra për videon dhe gjestet.
Ngjarja ka ndodhur në shkurt gjatë një aktiviteti publik, por pamjet e 87-vjeçarit dhe djalit janë shfaqur vetëm pak kohë më parë. Djali i kishte kërkuar figurës fetare një përqafim, por Dalai Lama më pas e përshkallëzoi situatën, duke shtuar puthje dhe thithje.
Cardi B është një nga mijëra personat që kanë folur për incidentin.
“Kjo botë është plot me grabitqarë. Ata kapin të pafajshmit, ata që janë më të paditurit, fëmijët tanë. Grabitqarët mund të jenë fqinjët tanë, mësuesit tanë të shkollave, madje edhe njerëzit me para, pushtet dhe kishat tona. Flisni vazhdimisht me fëmijët tuaj për kufijtë dhe çfarë nuk duhet t’i lejojnë njerëzit t’u bëjnë atyre.”
This world is full of predators. They prey on the innocent. The ones who are most unknowing, our children. Predators could be our neighbors, our school teachers, even people wit money ,power & our churches. Constantly talk with your kids about boundaries and what they shouldn’t…
— Cardi B (@iamcardib) April 10, 2023
Dalai Lama kërkon falje
Figura fetare tibetiane lëshoi një deklaratë nga një përfaqësues për të kërkuar falje për incidentin.
“Shenjtëria e tij shpesh ngacmon njerëzit që takohet në një mënyrë të pafajshme dhe lozonjare, madje edhe në publik dhe para kamerave, dhe i vjen keq për incidentin”, thuhet në deklaratë.
Fraksion.com