AktualitetEkonomiTë fundit

Rritje e pagave për bluzat e bardha, kategoritë që përfitojnë

Vendimi i qeverisë për rritjen e madhe të pagave për mjekët specialistë me +50,000 lekë si dhe rritja e pagave për pjesën tjetër të mjekëve dhe infermierëve në të gjithë sistemin shëndetësor me +7% ka hyrë në fuqi.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale kanë bërë me dije -përmes disa shembujve se sa do t’iu shkojë paga mjekëve dhe infermierëve, sipas planit 2023-2024.

Konkretisht për mjeken pediatre dr. Shahe Isufaj, paga e re është 220.300 leke. Kjo pagë përfshin edhe kushtin e natyrës së veçantë dhe shërbimin e rojes.

Për mjeken specializante dr. Erisilda Dedja, paga bëhet 148,116 lekë. Kjo pagë përfshin edhe kushtin e natyrës së veçantë dhe shërbimin e rojes.

Plani per rritje e pagave në sektorin e Shëndetësisë do të vijojë edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët dhe do të shtrihet në dy faza: Nis në muajin maj rritja me 7% dhe gjithashtu rritje e ndjeshme do të jetë në 2024.

Konkretisht për dr. Vilma Stërkeshi, Mjeke e Përgjithshme paga në Maj shkon 108.796 lekë dhe në vitin 2024 shkon 128.796 lekë. Për infermierët gjithashtu do të vijojë rritja e pagave. Në muajin e ardhshëm infermieres Anjeza Sadiku do t’i shkojë paga 89.155 dhe në 2024 do t’i shkojë paga 104.155.

Pas rritjes me 63% të pagave për mjekët dhe infermierët nga viti 2013, këtë muaj hyn në fuqi vendimi për rritjen e madhe të pagave për mjekët specialistë me + 50,000 lekë/muaj, rritje e cila do të reflektohet në pagesën e muajit maj. Rritje page do të kenë edhe mjekët e përgjithshëm/ të familjes dhe infermierët në të gjithë sistemin shëndetësor me +7%, rritje e cila gjithashtu do të reflektohet në pagesën e muajit maj. Do të vijohet me rritjen e targetuar të pagave në vitin 2024 edhe për kategori të tjera të personelit shëndetësor, më konkretisht, për mjekët e përgjithshëm dhe për infermierët në të gjithë sistemin shëndetësor.

 

Fraksion.com