AktualitetPolitikëTë fundit

“Nuk do të prishim pallatet “Agimi” për të ndërtuar pallatet Erioni”, Këlliçi: Ulje e taksave për….

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka prezantuar programin  e tij gjatë një takim me banorët të Njësisë Nr. 5 në kryeqytet i cili tha se në fokus do të jetë ulja e kostove të jetesës për të gjithë qytetarët e Tiranës.

Duke u ndalur te projektvendimi i qeverisë për shembjen e pallateve mbi 50 vjet, Këlliçi u shpreh se kjo gjë nuk do të ndodh pas 14 majit.

Sipas tij, nëse ka nevojë për auditim të pallateve të vjetra, ai do të kryhet me një grup të përbashkët ku pjesë do të jenë dhe vetë banorët.

“Nuk kemi nevojë ne të prishim pallatet “Agimi” për të ndërtuar pallatet Erioni, është shumë e thjeshtë, nëse ka nevojë, unë do të ngre një grup auditi, ku do të ketë përfaqësues të banorëve në atë grup, dhe akt ekspertizat nuk do t`i bëjë më sipas qejfit Erion Veliaj apo klientela, por do të jenë vetë banorët që do të njihen me situatën në pallatet e tyre”-u shpreh Këlliçi.

Duke u ndalur te hapësirat publike dhe gjelbërimi, Këlliçi tha se në të gjithë kryeqytetin do të krijohen 500 oaze të gjelbërta.

Gjithashtu, kandidati i opozitës foli edhe për paketën fiskale që parashikon ulje të taksave dhe tarifave vendore për 41 mijë biznese të vogla dhe të mesme.

“Unë do të reduktojë për biznesin e vogël dy tarifa me 50%: hapësirën publike, që është tarifa më korruptive në bashkinë e Tiranës. Dhe tarifën e pastrim gjelbërimit me 50%. Kjo do të sjelli më shumë para te biznesi i vogël.  Pastaj premtimi që i ka shfazuar, premtimi që unë kam dhënë për ndërtimin e 500 oazeve të gjelbërta, vendpushimeve të gjelbërta për qytetarët dhe qytetin. E di sa na duhet, na duhet vetëm 200 metër katror hapësirë për 1 lagje Tirana ka 569 lagje, unë kam premtuar 500 vetëm Brenda 4 viteve të para, nevojiten 100 mijë metër katror në të gjithë Tiranën për të vendosur 500 kënde pushimi dhe në total nëvojiten 5 milionë euro për 4 vjet”-u shpreh Këlliçi.

A premtoi se në të gjitha njësitë administrative do të ndërtojë, minimalisht një gjimnaz, një kopësht dhe një çerdhe.

Për transportin publik falas në të gjithë Tiranën, Këlliçi shpjegoi se ky angazhim është jo vetëm i realizueshëm, por do t`u shërbejë dhe lehtësojë kostot e jetesës 200 mijë qytetarëve në ditë.

“Për ata që besojnë 1 milionë pemët dhe trenin elektrik ne jemi gabim dhe plani jonë nuk është i mirë prandaj atyre u ka hyrë frika për premtimin numër 1 të kësaj fushate “autobusët falas””, u shpreh ai.

“140 mijë bileta priten mesatarisht në ditë herë 40 lekë janë 54 milionë lekë në ditë në muaj shkon 1.5 milionë euro, në vit shkon 18 milionë euro. 1.5 i subvencionon sot që flasium bashkia për karburantin mbeten 16.5. Ku do të gjenden paratë? Po pse more kur paska 430 milionë euro për incinerator fantazëm nuk ka 16.5 për transport public falas për 200 mijë qytetarë në ditë? Të gjithë more të gjithë, jo pensionistët. Të gjithë! Jo, ta them unë, të gjithë ne në këtë sallë paguajmë incineratorin e Tiranës që nuk ekziston 14 milionë euro në vit”-tha Këlliçi.

Sa i përket parkimit, Këlliçi deklaroi se 30% e parkingjeve publike që ka aktualisht bashkia e Tiranës, do të kthehen pa pagesë në shërbim të qytetarëve. “Pas 14 majit minimalisht 30% të vendeve që janë me parkim, do t`i kalojnë komunitetit pa pagesë, sepse ka nevojë qytetari kur mbaron ditën e punës, të shkojë në shtëpi dhe të gjejë një vend për të parkuar makinën. Sot është bërë e tmerrshme, duhet të luash kokë a pil të gjesh një vend parkimi, apo shpesh herë shihni sherr midis banorëve apo personave që nuk banojnë aty, por parkojnë makinat”-u shpreh Këlliçi.

 

Fraksion.com