Life StyleTë fundit

Nita debaton me Efin dhe Kiarën, përfshihet Dea: Jeni magjepsur me Luizin

Përveç Ronaldos, Nita debatoi dhe me Efin edhe me Kiarën. Sipas Kiarës, Nitën i ka hyrë vetja në qejf dhe nuk të përshëndet ndonjëherë.

Në disa momente gjatë javës, ajo debatoi me Nitën dhe i tha që turp t’i vijë që viktimizohet me sëmundjen. Sipas Kiarës, ajo mori vrull, sepse u cilësua si Shote Galica.

Efi nga ana tjetër tha se Nita është duke luajtur dhe sipas saj, ajo nuk ka argumente fare kur debaton. Efi dhe Kiara u bënë palë përballë Nitës dhe të dyja të ndajnë të njëjtin mendim që Nitës i ka hyrë vetja në qejf.

Dea nga ana tjetër, i tha Nitën se ato kanë bërë aleancë dhe se janë të magjepsura me Luizin.

Nita: Vajzat paskan folur gjëra shumë të shëmtuara. Kiara më ka hedhur disa kunja dhe unë ia kam dhënë përgjigjen time. Nuk është e vërtetë që më ka hyrë vetja në qejf se u bëra lider. Unë e ruaj veten normalisht. Vazhdoj të kem mendim të mirë për Efin, sepse kemi disa tipare të njëjta për lojën. Ajo ka hyrë me mendje të paqartë në shtëpi. Vazhdoj të mendoj që jam prekur për atë pjesë. Kiarës i kam thënë se është rikthyer dhe nuk po bën asgjë. Ajo thjesht rri me Luizin, vetëm kaq. Nuk ka bërë lojë fare.

Kiara: Dje kisha këtë pikëpyetjen dhe mora Nitën për të biseduar. Unë nuk jam ai personi që tallem me sëmundjen e tjetrit dhe kurrësesi nuk do qeshja për një fatkeqësi të tillë. Unë kam qeshur sepse e di se çfarë ka dashur të bëjë. Unë e dija se çfarë tendence kishte, prandaj qesha. Në mënyrë shoqërore të mora të pyeta, sepse pash një sjellje arrogante. Unë gabova erdha gjithë mllef, kisha një arsye. Ti pse e bëre?

Nita: Sepse ti qeshe.

Kiara: Unë nuk qesha fare me ty.

Nita: Ti kishte thënë Luizit, stop dhe mos fol më.

Kiara: Po jemi në lojë moj Nita.

Nita: Po përse qeshe?

Kiara: Unë qesha sepse ai bëri një batutë dhe kaq.

Luizi: Filloi gjyshi ligjeratën, unë i thash ja foli ky dhe Kiara qeshi.

Kiara: Unë të kërkova ndjesë. Vetëm dje bëre një batutë për Portokallinë dhe ike.

Nita: Kemi kaq kohë këtu brenda, Kiara nuk më ka thënë një ditë hajde pijmë një kafe. Ajo shoqërohet vetëm me Luizin.

Kiara: Po pse nuk e bën ti, të thuash hajde Kiara.

Nita: Po ti je gjithë kohën me Luizin.

Luizi : Ke frikë nga unë ti që nuk e merr Kiarën?

Nita: Asnjë pikë nuk kam frikë nga ti. Ti fillove me arrogancë që hur hyre këtu.

Efi: Ajo që mua nuk më pëlqeu nga Nita ishte se Nita dhe Gerti më qëndruan pranë, kur ishte ajo situata me Kiarën. Nëse unë bëj një veprim, unë kjo jam. Unë nuk e kam në natyrë të mbaj qëndrim, në kuadër të lojës. Kapa një lloj personaliteti të Nitës, që ajo e shfrytëzon “Prime” për interesat e saj. Ne diskutuam shumë gjatë, unë pata një qasje të gabuar. Nuk më pëlqeu fare ai viktimizimi që ti bëre. Unë ia kërkova falje Nitën, sepse e kam në tip që flas me duar e këmbë. Nita unë nuk mërzitem për mendimin tënd, nuk ma ndjen fare. Më ka lodhur shumë, prandaj po ia theksoj. Këtu nuk kishte lidhje fare as Kiara as Luizi.

Nita: Nuk jam e vetja që i shoh bashkë këta.

Efi: Luizi mendon se unë kam të drejtë në një debat, apo e anasjelljta.

Dea: Ky debate mes vajzave, nisi mes Nitës dhe Luizit dhe vajzat ndërhynë. Me çfarë kam parë unë. Luizi nis shumë shpejt biseda dhe vajzat ndërhynë. Efi ngre zërin, Kiara ndërhynë në atë mënyrën e saj dhe gjithmonë përfshihen. Problemi është kur vajzat i bashkohen dhe i japin të drejtë.

Efi: Jam e afeksionuar pas Luizit.

Dea: Efi e ka provuar që në fillim se si të sulmon Efit.

Efi: Unë e menaxhova mirë.

Dea: Të zgjodhi, nuk e menaxhove.

Efi: E zgjodha unë atë.

Qetsori: Në debat, përfshihen emrat dhe kur ndodh kjo normal që do përfshihen disa persona. Në të gjitha rastet kur ju keni debatuar, ju keni përmendur emra. Atij që i përmendet emrit, sigurisht që do përfshihet në debat.

Luizi: Në qoftë se në çdo debat përmenden emra, fillon e mbaron debati me emrin tim. Ndihem i detyruar të ndërhy. Mësoni me debatu.

Kristi: Ju nuk ju lidh alenca. Mua më problematizon fakti që këta përdorin të njëjtën mënyrë për të nxjerrë banorët  nga vetja. Vetëm ofendojnë dhe nuk dintë të komunikojnë. Përdorin bullazim gjithë kohën. Kryebullizuesi flet, bashkohen edhe këta të tjerat. Ti Luiz ke folur vetëm për banalitete. Je njeri me zero pasion.

Luiz: Pasioni im është Kiara.

Zhaklin: Unë e kam thënë edhe herë të tjera, çifti merr të mira dhe të këqijat e njëri-tjetrin. Efi është satelitore. Ajo e ka ende të paqartë se për çfarë është aty. Sa i përket Nitës, nuk e kam parë Nitën që është viktimizuar për sëmundjen e saj. Nuk e ka përdorur as për të shkuar në finale, as për like, as për ndjekës. Gjeneza, cila ishte? Vetëm Prime i kaluar, apo ka diçka tjetër pas? Të gjithë e përdorin “Prime” për të rënë në sy, apo për tu viktimizuar.

Arbër: Për mua, debatet nuk kanë qenë serioze. Secila prej tyre po mundohet të bëjë lojën e vet. Nuk më duket aspak bisedë serioze. Thjeshtë është bisedë për të nxjerrë keq Nitën. Publiku e ka treguar përmes votimit, se kush ka të drejtë në debat.

 

Fraksion.com