Life StyleTë fundit

“Je dobësuar!”, Luizi kujdeset pë Kiarën: Momente romantike

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito u ulën për të ngrënë darkë me njëri-tjetrin mbrëmjen e djeshme, pas një diskutimi që patën gjatë ditës.

Siç e ka treguar që është një partner i dedikuar në një lidhje, pasi mbaroi pjatën e tij këngëtari priti që të përfundonte edhe moderatorja.

Kjo e fundit po i bënte “naze” ushqimit duke thënë se “nuk i hahet më”. Mirëpo, Luizi i tha asaj se do e mbarojë ushqimin deri në fund sepse është dobësuar dhe duhet të shtojë peshë.

Ai u shpreh se nuk do ngrihet nga tavolina derisa Kiara ta mbarojë të gjithë gjellën. Tito e hëngri të gjithën, ndërkohë që qeshte me Luizin për mënyrën se si ai e shtynte që të hante shumë.

Por, edhe në këtë moment çifti nuk e la pas lojën. Luizi kishte menduar një rreng për Bledin, për të cilin tha se do t’i hedhë salcë domatesh te kapelja, në mënyrë që kur ta vendosi të bëhet me salcë.

 

Fraksion.com