Harry apo William, cili prej tyre mund të sakrifikohej në luftë? Mbretëresha Elizabeth e kishte zgjedhur
Ish-komandanti i ushtrisë britanike, sir Mike Jackson, ka deklaruar se mbretëresha Elizabeth e kishte cilësuar si ‘të pranueshëm’ rrezikun për djalin më të vogël të Charles dhe Diana, Harry-n. Për mbretëreshën Elizabeth, princi mund të sakrifikohej në luftën në Afganistan, ndryshe nga William.
Gjenerali ka rrëfyer në një dokumentar, i cili pritet të dalë në transmetim në fund të muajit, në rrjetin ITV, se ka diskutuar me sovranen për impenjimin e mundshëm ushtarak të të dy princërve, nipërit e Elizabeth.
‘Por u vendos që për Williamin, i cili ishte trashëgimtar i fronit, rreziku ishte shumë i madh– rrëfeu zyrtari i lartë: Për vëllain e tij më të vogël, rreziku ishte i pranueshëm’.
Për këtë, Harry shërbeu në front dy herë: në 2007-2008 dhe më pas në 2012-2013: raste në të cilat u shqua për vlerat e tij dhe të cilat i ka përmendur në librin e tij me kujtime, duke treguar se ka vrarë personalisht shumë talebanë, të cilët i konsideronte ‘gurë shahu që duhen eleminuar’ (fraza që kanë ngjalluar jo pak polemika).
Ndërsa William, i cili pas diplomimit kishte kryer stërvitje në akademinë prestigjoze ushtarake të Sandhurst, u mbajt gjithnjë rezervë, edhe pse u emërua oficer në kalorësinë e Blues dhe Royals, një nga regjimentet më ekskluzive: pavarësisht se do donte të shkonte në front, iu ndalua me arsyen e rolit të tij si trashëgimtar i fronit.
Trajtimi i pabarabartë i zbuluar, mund të ringjallë vetëm urrejtjen e Harryt, i cili gjithmonë është ankuar se është thjesht një pjesë rezervë.
Ndaj, edhe vendimi për të dërguar Harry-n në front nuk ishte marrë kot: në fund të fundit, ai mund të sakrifikohej!
Fraksion.com