AktualitetPolitikëTë fundit

“Gjyshi, baba dhe mbesa”, Rama nuk i kursen batutat: Jemi live o Pandi se thonë pastaj…

Për zgjedhjet e 14 Majit, Partia Socialiste ka zgjedhur një fushatë ndryshe, pa shumë zhurmë dhe modeste. Kjo e martë shënon dhe ditën e çeljes së fushatës për zgjedhjet vendore nga mazhoranca.

Pasi mbajti fjalën e tij, kryesocialisti Edi Rama takoi me radhë të gjithë përfaqësuesit nga plot 61 bashki të vendit, të cilët mbollën pemë në sheshin “Skënderbej”.

Ai nuk kurseu batutat me socialistët nga të gjitha rrethet, duke i ftuar dhe për foto.

Në një moment, kreu i qeverisë ftoi Pandeli Majkon (drejtuesi politik i PS-së në Kukës) dhe Bora Muzhaqin (Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët) duke mos i kursyer batutat që thotë se janë 3 brezat në PS.

“Mos na e prish o Pandi, se do thonë ka probleme me kryetarin. Ja tre brezat, gjyshi, baba dhe vajza”, tha Rama, pasi doli në foto me Pandeli Majkon dhe Bora Muzhaqin.

 

Fraksion.com