AktualitetPolitikëTë fundit

Escobar në Tiranë për zgjedhjet vendore, SHBA: Kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit për integritet të lartë

Zëvendësndihmëssekretari i SHBA për Çështjet Europiane dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Ambasada e SHBA-së në vendin tonë, ka publikuar në rrjetet sociale foto nga takimet e zhvilluar të Escobar me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama, ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë.

Ambasada amerikan nënvizon se zëvendësndihmëssekretari Escobar do të nënvizojë rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Escobar do të diskutojë edhe për bashkëpunimin SHBA-Shqipëri, për përparësitë rajonale dhe globale, përfshirë refuzimin e pushtimit rus të Ukrainës.

 

Fraksion.com