AktualitetBota+Të fundit

“Më thith gjuhën”, video e turpshme e Dalai Lamës me një djalë të vogël brenda një tempulli

Dalai Lama ka kërkuar falje publike pas një video që u shfaq në rrjetet sociale, teksa puthte një fëmijë të vogël në buzë dhe më pas i kërkon atij që t’i ‘thithë gjuhën’. Ngjarja ndodhi në një vend në Indinë veriore.

Zyra e Dalai Lama tha se ai “dëshiron t’i kërkojë falje djalit dhe familjes së tij, si dhe miqve të tij të shumtë në mbarë botën, për lëndimin që mund të kenë shkaktuar fjalët e tij”, duke shtuar se “i vjen keq” për incidentin.

“Shenjtëria e tij shpesh ngacmon njerëzit që i takon në një mënyrë të pafajshme dhe lozonjare, madje edhe në publik dhe para kamerave”, thuhet në deklaratë.

Kërkimi i ndjesës vjen pas një video e cila u bë virale në mediat sociale dhe përdorues që kritikuan veprimet e Dalai Lamës. Në video djali i vogël shihet teksa i afrohet fituesit të çmimit Nobel për Paqe.

“A mund të të përqafoj?“- e pyeti fëmija. Më pas, udhëheqësi shpirtëror 87-vjeçar e fton djalin në skenë dhe e përqafon e më pas e puth.

Më pas Dalai Lama tregon buzët e tij dhe thotë: “Atëherë më puth edhe këtu”. Më pas ai tërheq djalin nga mjekra dhe e puth në gojë.

“Dhe më thith gjuhën,” thotë ai pas disa sekondash, duke nxjerrë gjuhën.

 

Fraksion.com