Papa Françesku kremton meshën e Pashkëve në sheshin e Shën Pjetrit
Papa Françesku pritet të kremtojë sot meshën e së dielës së Pashkëve në sheshin e Shën Pjetrit.
Edhe një herë, dhjetëra mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në festë.
Sipas xhandarmërisë së Vatikanit, fundjavën e kaluar, rreth 60 000 persona morën pjesë në meshën e të Dielës së Palmave.
Të dielën e Pashkëve, të krishterët festojnë ringjalljen e Jezu Krishtit dhe fitoren e jetës mbi vdekjen.
Pas meshës tradicionale në ditën më të rëndësishme të festës së Kishës Katolike, papa planifikon të japë bekimin tradicional “Urbi et Orbi” (”Qyteti dhe Bota”).
Selia e Shenjtë njoftoi se me rastin e festave të Pashkëve dhe për të shprehur gëzimin e ringjalljes së Jezu Krishtit, oborri i bazilikës së Shën Pjetrit do të zbukurohet me rreth 35 000 lule dhe bimë nga Holanda.
Fraksion.com