Berisha në Elbasan: Ky monizëm do të pësojë fatin e të parit
Kryetari i Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha prezantoi sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi.
Berisha tha se, “ky monizëm do të pësojë fatin e të parit”, teksa i cilësoi demokratët e Elbasanit si, “misionarë të rivendosjes së pluralizmit”.
“Çfarë zhvillimesh ka pasur në 9 vite kjo ngrehinë. Ka patur një rrangallë në Papër, që herë punon e herë s’punon. Teknologji e viteve ’70, me hirin e tij toksik helmon qytetin, në një kohë kur ju keni paguar taksa, dhe shumë më të larta se përpara.
Në një kohë kur biznesmenët e Elbasanit kanë paguar taksa nga 2 gjer në 5 herë më të larta se përpara. Në një kohë kur fermerët e Elbasanit kanë falimentuar njëri pas tjetrit sepse nuk kanë asnjë përkrahje nga qeveria”, tha Berisha.
“Në një kohë kur universiteti mezi mbahet. Arsimi është shtetëzuar dhe është pronë e PS-së. Atëherë, çfarë ndodh. Ky monizëm duhet të pësojë fatin e të parit. Ndaj dhe këto janë zgjedhjet e jetës tonë, nga 1992 e deri më sot, më të rëndësishme. Ju jeni misionarë të përmbysjes së monizmit dhe rivendosjes së pluralizmit”, theksoi Berisha.
NJOFTIM PËR SHTYP
Berisha theksoi se, “në 8 vite Rama e ktheu Elbasanin në tokë të mallkuar”.
Sipas tij, “Elbasani, nga qyteti i bekuar, nga dhe i bekuar, u shndërrua në 8 vite në një kohë kaq të shkurtër, në qytet i mallkuar, në të cilin qytetarët nuk besojnë se mund të ndërtohet jeta, qytetarët nuk besojnë se mund të ndërtohet e ardhmja”, theksoi Berisha.
Fraksion.com