Rama: Rritje page deri në 187 500 lekë për policinë e nurgjeve
Kryeministri Edi Rama informoi sot shifrat e rritjes së pagave për 3566 punonjës të policisë së burgjeve gjatë një takimi për planin e rritjes së pagave për punonjësit e sigurisë.
Në fjalën e tij Rama tha se “për burgjet, drejtuesi madhor sot e ka 138 375, shkon në 187 500, drejtuesi më poshtë e ka 112 e shkon 137 mijë lekë. Komisari e ka 83 mijë lekë e shkon në 112 mijë lekë dhe inspektori i parë e ka 71 000 lekë e shkon në 97 500 lekë”.
Rama u shpreh se “në finale besoj që do kemi paga dinjitoze, komplet të krahasueshme me rajonin. Jam i bindur që do të motivoheni më shumë, do keni shumë më tepër mundësi për të kontribuar në shtëpitë tuaja dhe për të lehtësuar ekonominë e shtëpive tuaja dhe sigurisht që kjo rritje historike nuk është, uroj dhe besoj, e fundit. Në vijim, me rritjen e mundësive gjithmonë, se nuk ka kryeministër në botë, edhe më i keqi, që nuk do të rrisë pagat”.
Fraksion.com