Furgoni me drogë në Vlorë; Asnjë gjurmë nga trafikantët, dyshohet se janë zhdukur në…
Vijon aksioni në Vlorë. Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të personave që dyshohet se janë përfshirë në trafikun e drogës që po planifikohej të bëhej drejt Italisë.
Fshati Pish Poro në Novoselë ka dalje në lumin Vjosë dhe përdoret shpesh për aktivitete kriminale. Nga ana tjetër, krahas daljes në Vjosë gjendet edhe pylli me pisha i Poros, i cili mund të jetë vendi ku të përfshirit kanë humbur gjurmët
Gjithçka nisi këtë pasdite kur u raportua se një skaf e një furgon i mbushur me drogë janë gjetur në Darëzezë të Fierit. Mjetet dyshohet se do të përdoreshin për transportimin e lëndës narkotike drejt Italisë. Ndaj, ‘Delta Forcë’ po kryen kontrolle në det, ndërsa Policia e Vlorës dhe ajo e Fierit po asistohet nga Forcat e Ndërhyrhjes së Shpejtë për të vijuar operacionin nga toka.
Fraksion.com