AktualitetPolitikëTë fundit

“Zjarrvënesi i fshatit, mos e votoni”, Berisha sulmon Kim: Ndërhyrja në fushatë është krim, gjuhën e piromanit e përdorin ata që kanë ethe

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos votojnë persona non grata. Berisha akuzon Kim se po ndërhyn në fushatë elektorale dhe se ky është krim zgjedhor.

“Njerëzit që përdorin gjuhë piromani, me zjarrvënës e kështu, ata kanë probleme me veten e tyre. Pra, zakonisht, një fjalor i tillë është për njerëz në ethe, kur të kapin ethe të forta, atëherë njeriut i turbullohet mendja. Se çfarë ethesh e kanë kapur guvernatoren, pyeteni guvernatoren. Por një fjalor i tillë është i papranueshëm. Pyeta edhe Chat GTP se çfarë do të thotë ky fjalor dhe më dha këtë përgjigje. Unë jam edhe mjek, por thashë të bëj edhe një kontroll. I them një gjë dhe e mbyll. E paralajmëroj se ndërhyrja në fushatë elektorale është krim elektoral. Edhe në ligjet e vendit të saj, edhe në ligjet e vendit tim.”- tha Berisha.

“E paralajmëroj se ndërhyrja në fushatë elektorale është krim elektoral, edhe në ligjin e vendit të saj edhe në vendin tim. Unë e kuptoj që mund të dalë ndonjë deklaratë nga KQZ dhe thotë që nuk është fushatë, për mua është fushatë. Nuk pranoj ndërhyrje në fushatë, por megjithatë do konsultoj ligjin, edhe ligjin shqiptar edhe atë amerikan”, tha Berisha.

 

Fraksion.com