Life StyleTë fundit

Zhaklina i ‘përgjigjet’ babait të Kiarës, i dërgon adresën e psikiatrisë

Një ditë më parë, babai i Kiarës komentoi sjelljen e vajzës së tij brenda Shtëpisë së Big Brother pas debateve që ajo pati me Efin. Babi i Kiarës pati kritika për opinionisten Zhaklina, pasi sipas tij ka mbajtur qëndrime kontradiktore.

Mbi këto kritika ka ardhur një reagim jo i drejtpërdrejtë nga Zhaklina. Një prej ndjekësve i ka dërguar me mesazh Zhaklinës videon e të atit të Kiarës, ndërsa opinionistja habiti jo me përgjigjen e saj.

Ajo i ka dërguar linkun e shërbimit të psikiatrisë, duke ironizuar kështu komentet e babait të Kiarës. Kjo foto është shpërndarë nëpër rrjet dhe po komentohet shumë nga fansat e Luizit dhe Kiarës.

 

Fraksion.com