AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Video: Rama sjell përshtypjet nga panairi i verës “VinItaly”: Kuriozitet për varietetet tona autoktone

Shqipëria u prezantua në panairin më të madh të verës në Europë “VinItaly”, nga 20 prodhuesit më të mirë të verës, të cilët ekspozuan verërat “Made in Albania”, tashmë marka të njohura në tregun ndërkombëtar ku eksportojnë prej vitesh.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale përshtypjet e ekipit shqiptar të prodhuesve dhe somelierëve në përfundim të Panairit të Verës “VinItaly 2023”.

Prodhuesit shqiptarë të verës prezantuan produktet e tyre për herë të parë në stendën “Wine Vision by Open Balkan”, së bashku me prodhues nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Një prej somelierëve u shpreh se stenda ka qenë plot dhe ka kuriozitet për kantinat shqiptare.

 

Fraksion.com