“Të dimë se çfarë bën maetro pas shtëpisë”, Drejtoresha e TOB zbulon surprizën me ‘Maestron’ e BBV
Abigeila Voshtina, drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, ka treguar një surprizë. Ajo është shprehur se shumë shpejt do të kemi një koncert me Armaldo Kllogjeri, ish banori i Big Brother.
“Do kemi një koncert me Maestron e Big Brother. Armaldo është një fenomen, ai këndon këngën qytetare, i shkon, e ka në genin e tij, t’i ofrojmë publikut diçka, që të dimë se çfarë bën maetro pas shtëpisë”, tha ajo në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv.
Drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit (TOB) ka bënë në dukje një fenomen, i cili padyshim është mjaft pozitiv.
Rinia shqiptare është etur për opera, në ndryshim të asaj se çfarë vihet re në teatrot në botë.
Voshtina tha se në sallat tona nuk “ka koka të bardha”, por rini, e ndërsa njoftoi gjithashtu se TOB po punon për krijimin e abonimeve.
Fraksion.com