AktualitetPolitikëTë fundit

“S’ka dashuri dhe armiqësi të përjetshme”, Berisha tregon se çfarë pret nga raporti i Glover pas ‘përplasjes’ në 2006

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur mbi pritshmëritë e tij për raportin përfaqësueses së ODIHR, Audrey Glover për zgjedhjet e 14 majit.

Teksa u pyet nga gazetari mbi faktin se çfarë pret nga raporti i Glover në një kohë kur me të ka pasur dhe përplasje për këtë çështje në 2006, Berisha tha se dashuria dhe armiqësia nuk janë të përjetshme.

Mes të tjerash ai vlerësoi raportin e Glover në 2006-ën.

“Nuk ka as dashuri dhe as armiqësi të përjetshme. Në këtë kontekst, ato që kanë pasur për zgjedhjet e 96-ës, kalojnë dhe i afrohen 28 viteve. Ajo që mund të them unë se Glover, në zgjedhjet e fundit ka bërë një raport profesional. Unë e kam vlerësuar raportin e saj. Raporti i saj nëse do merrej me seriozitet nga qeveria dhe komuniteti ndërkombëtar, qeveria nuk do ishte kurrë në këtë gjendje. Ai raport bazë kryesore për të gjithë transforimin e kuadrit ligjor. Ai raport u shpërfill në mënyrë të tmerrshme nga qeveria dhe nga eksponentë ndërkombëtar. Ai ishte raporti më profesional që mund të jetë shkruar ndonjëherë.”, tha Berisha.

 

Fraksion.com