AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Shkon në 81 mijë lekë paga e specialistit më të ulët të administratës

Kryeministri Edi Rama informoi sot se nga reforma e pagave, specialistit më të ulët të administratës qendrore, paga do t’i rritet nga 49 mijë lekë në 81 mijë lekë.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Rama u shpreh se te kjo përllogaritje nuk hyn vjetërsia e punës dhe nivelet e kualifikimeve e kjo bën që gjërat të jenë edhe më mirë se sa duken në nivelin bazë.

Kryeministri theksoi se “detyra jonë është t’u japim shqiptarëve maksimumin e produktit të reformave”.

“Kemi pasur diskutime e debate të pafundme, kemi konfrontuar volume të pafundme shifrash, opsionesh, skemash dhe në fund kemi rënë të gjithë dakord që detyra jonë është t’u japim shqiptarëve maksimumin e produktit të reformave”, tha Rama.

 

Fraksion.com