Life StyleTë fundit

Pyjama Party vetëm për vajzat, djemtë i ndjekin nga…

Mbrëmjen e kaluar Vëllai i Madh organizoi një “Pyjama Party” vetëm për vajzat e shtëpisë.

Atyre iu dha mundësia të kërcenin, këndonin, por nëse donin edhe të ndanin sekrete mes njëra-tjetrës.

Përmes një zarfi të bardhë, Vëllai i Madh u shpreh se në dhomën e përshtatur për “Pyjama Party”, nuk lejohen djemtë dhe se gjumi është i ndaluar.

Festa e organizuar nga Vëllai i Madh sheshoi të gjitha debatet mes vajzave, u lanë pas hatërmbetjet dhe inatet.

Mbrëmja në dhomën e dedikuar vetëm për to, u festua më së miri nga të gjitha vajzat, të cilat kërcyen çdo këng hit, të vendosur në sfond nga Vëllai i Madh. Një pjesë të performancës së tyre e ndoqën edhe djemtë nga dhoma e ndenjjes, përmes monitorit.

Alkooli nuk mungoi gjatë festës, ndërsa mes tyre u organizuan disa lojëra të ndryshme shumë argëtuese.

 

Fraksion.com