AktualitetPolitikëTë fundit

“Pronat e ushtrisë”, ministrja Olta Xhaçka paraqitet sërish në SPAK

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është paraqitur sërish në SPAK mëngjesin e ditës së sotme. Kjo është hera e dytë që Xhaçka paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, ku herën e kaluar deklaroi se ishte thirrur për t’u pyetur lidhur me akuzat e bëra nga opozita sa i takon përdorimit të aseteve publike në fushatë elektorale.

Burime zyrtare konfirmojnë se rreth një muaj më parë, Xhaçka ka dhënë deklarime për llogari të veprimeve hetimore të prokurores te Manjola Kajana për përdorimin e aseteve të ushtrisë në fushatë elektorale (helikoperëve), kallëzimi i bërë në vitin 2020 Gent Strazimiri dhe Albana Vokshi.

2 dy kallëzimet e ish zv komandantit të flotës detare Artur Meçollari, për portin e Limionit dhe Shëngjinit e kanë sjellë këtë të premte Xhaçkën për herë të dytë brenda një muaj në SPAK. Bardhyl Kollçaku ish shef shtabi i FA ka dhënë deklarime më herët si dhe ka bërë ballafiqim me Maçollarin.

Pjesë e kallëzimit tjetërsimin e pronave të ushtrisë në Sarandë e Shlngjin janë edhe Ota Xhaçka e presidenti Bajram Begaj. Prokurorja Kajana i ka në duar të dy çështjet, Limionin dhe Shëngjinin të cilat janë bashkuar në një dosje, ndërsa verifikimet hetimore për përdorimin e resurseve të ushtrisë po bëhen veçmas

 

Fraksion.com