AktualitetPolitikëTë fundit

“Mos votoni non grata”, Meta i përgjigjet Kim: Kandidatët tanë përfaqësojnë vlerat e qytetarisë. Do rikthejmë transparencën e llogaridhënien

Në dalje për mediat,  u shpreh i bindur se koalicioni i tij me Berishën do të sigurojë fitoren në zgjedhjet vendore, sipas tij duke fituar në bashkitë kryesore të vendit si dhe duke siguruar shumicën në këshillat bashkiakë të qyteteve.

Kryetari i Partisë Ilir Meta është pyetur në lidhje me deklaratën e ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim e cila pak ditë më parë bëri thirrje që shqiptarët të mos votojnë persona të shpallur ‘non grata’. Në koalicion me Sali Berishën, i shpallur non grata, Meta tha se ato kanë kandidatët që përfaqësojnë vlerat më të mira të qytetarisë në vend.

“Kandidatët e zgjedhur nga opozita përmes procesit më legjitim dhe demokratike që ka njohur Shqipëria jonë e re janë kandidatë që përfaqësojnë vlerat më të mira të qytetarisë që kanë vizionin më të qartë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Janë kandidatë të përkushtuar në rrugën euro-atlantike të Shqipërisë, ndaj edhe do të fitojnë. Koalicioni jonë është koalicioni që do të vendosë pluralizmin në të gjitha bashkitë. Ne do të rikthejmë transparencës llogaridhënien dhe interesin publik.’- tha Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Sali Berishën ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike, ku mësohet se është diskutuar për hapat e mëtejshëm të opozitës në prag të nisjes së fushtës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 14 majit.

 

Fraksion.com