“Mos u lodh kot, o…”, Spartak Ngjela: Politika amerikane bën tallje dhe krijon komedi tavolinash kundër një të korruptuari në Shqipëri
Nga Spartak Ngjela
Çfarë tregon konflikti agresiv i Sali Berishës kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, zonjës Juri Kim?
Në substancë, tregon frikë.
Saliu tani është njëlloj si ai i vetmuari që bërtet nga frika duke kaluar pyllin. Se mendon që kështu po tremb ata që do mund ta sulmojnë.
Por…
Ndërkombëtarisht kjo klithmë frike e Sali Berishës shtë një njollë turpi për Shqipërinë. Sepse Saliu, jo vetëm që nuk ka asnjë provë për ato që thotë, por edhe sepse një person i njohur botërisht si individ i korruptuar, po kërkon të mbrojë veten duke menduar se, me gënjeshtrat e tij kundër Amerikës, do t’i humbasë ekuilibrin politikës amerikane.
Mos u lodh kot, o Sali! se për këto provokime antiamerikane, politika amerikane bën tallje dhe krijon komedi tavolinash kundër një të korruptuari në Shqipëri. Pse? Sepse e kupton që Saliu po kërkon që të fillojë një proces penal kundër tij për shpifje kundrejt ambasadores Yuri Kim, dhe këtu ai të nisë me pasion retorikën e tij shterpë për ta nxjerrë veten si viktimë. Gjë e cila nuk mund të ndodhë.
Por, Saliu ndërkohë ka pësuar edhe një humbje ekuilibri mendor që i ka ardhur nga retorika brilante e ambasadores amerikane kundër tij me fabulën e djegies së pyllit. Ishte shumë e bukur dhe e gjetur për të treguar artistikisht se kush është Sali Berisha.
Por ama, duhet të kujtohemi se Saliu ka humbur ekuilibrin mendor në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka frikë dhe nuk di të mbrohet për akuzat që i janë ngritur atij për korrupsion të lartë nga pushteti gjyqësor amerikan.
Por, duhet të kujtohet se amerikanët kanë shumë prova kundër tij.
II.
Të gjitha këto vijnë nga korrupsioni masiv i politikës në Shqipëri. Dhe prandaj, si pasojë, ndërkohë në Shqipëri është formuar një front prorus i drejtuar nga fluksi i të korruptuarëve që janë ish pushtetarë të lartë në qeveritë shqiptare. Gjithsesi ky fakt nuk mund të mendohet se përfaqëson një vijë të fortë në politikën e lartë aktuale të Shqipërisë. Por të korruptuarit që kanë vjedhur shqiptarët kuptohet se nuk kanë lidhje me Shqipërinë.
Atëherë?
Koha e ka likuiduar Saliun si të korruptuar nga politika, dhe ai po shpenzon shumë para e po mundohet tani që, në zgjedhjet e majit të këtij viti, të nxjerrë sa më shumë kryetarë bashkish. Dhe e do këtë, sepse ai mendon që me ta mund t’iu thotë amerikanëve që “shqiptarët janë me mua”. Por, pyetja që mund të ngrihet këtu është kjo: mirë, nëse i merr kryetarët e bashkive që kërkon, por, po nuk mori asnjë kryetar bashkie, a do ta japë dorëheqjen nga politika si kryetar i rithemelimit?
Jo. Sepse Saliu ka një mbrojtje të vjetër gënjeshtare: ai do të thotë sërish si edhe në rastin e humbjeve të tjera: ,”socialistët na vodhën votat”.
Dhe Saliu do të bëjë dhe një ose dy revolta të kota në bulevardin e madh të Tiranës, e do të vijojë avazin me Partinë e Lirisë dhe me grupin e rithemelimit. Asgjë.
Një komedi kjo.
Po pse, ende nuk e keni kuptuar që Saliu i shkretë tani është kthyer në një komedian të mirëfilltë?!/FB
Fraksion.com