AktualitetNATO/BETë fundit

Lituania do të kërkojë që Ukrainës t’i jepet ftesa për anëtarësim në NATO në korrik

Parlamenti lituanez miratoi më 6 prill një rezolutë, e cila propozon që Ukrainës t’i jepet ftesa për anëtarësim në NATO gjatë samitit të aleancës që do të mbahet në korrik, në këtë shtet.

Nga 141 deputetë të parlamentit, 129 morën pjesë në votim dhe të gjithë e votuan pro rezolutës.

“Ne besojmë se Ukraina do të kontribuojë në sigurinë tonë dhe do ta bëjë NATO-n më të fortë,” tha kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme, Zygimantas Pavilionis.

Samiti i ardhshëm i NATO-s është planifikuar të mbahet më 11-12 korrik në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.

Në shkurt, Ukraina tha se shpreson të marrë ftesën për anëtarësim në NATO në fillim të kësaj vere.

Më 30 shtator të vitit të kaluar, Ukraina ka dorëzuar kërkesën për aplikim për anëtarësim në NATO përmes procedurës së përshpejtuar.

Në ditën e aplikimit, sekretarit i përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kur u pyet për ofertën e Ukrainës në NATO tha se “çdo demokraci në Evropë ka të drejtë të aplikojë për anëtarësim në NATO dhe aleatët e NATO-s e respektojnë këtë të drejtë. Dhe, ne kemi deklaruar vazhdimisht se dera e NATO-s mbetet e hapur”./rel

 

Fraksion.com