AktualitetRajoniTë fundit

Italia ndalon përdorimin e fjalëve anglisht në komunikimet zyrtare: Gjoba të rënda për shkelësit

Italia ndalon anglicizmat dhe parashikon për shkelësit gjoba të rënda deri në 100.000 euro.

Partia e djathtë nacionaliste “Vëllezërit e Italisë” prezantoi projektligjin, duke deklaruar se përhapja e anglishtes “e poshtëron dhe e dëmton” gjuhën italiane.

Projektligji kërkon që zyrtarët publikë të kenë njohuri të gjuhës italiane dhe ndalon përdorimin e fjalëve dhe frazave në gjuhën angleze në dokumentacionin zyrtar.

Për t’u bërë ligj propozimi duhet të miratohet nga të dy dhomat e parlamentit.

Projektligji për ndalimin e anglicizmave vjen pasi Italia ndaloi gjithashtu ushqimet e prodhuara në laborator për të mbrojtur trashëgiminë e saj agro-ushqimore./dw

 

Fraksion.com