Life StyleTë fundit

E papritur! Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother për Luizin dhe Efin

Ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip ka mbërritur një zarf i zi për dy banorët, Luizin dhe Efin.

Sipas “Vëllait të madh”, sjellja e dy banorëve ka qenë e papërshtatshme kundrejt banorëve të tjerë, ndërsa është theksuar se ky është paralajmërimi i fundit për ta.

Luizi është përballur shpesh me të tilla situata, për shkak të thyerjeve të rregullave, ku sipas tij disa prej tyre kanë qenë më qëllim, si ai me Armaldon dhe Kristin ku të tre konkurrentët u futën në banjo.

Efi po ashtu, e rifutur disa ditë më parë në shtëpi, ka propozuar disa banorëve që të futen në banjo për të shkuar në nomimin.Dy miqtë janë “akuzuar” për provokim ndaj banorëve të tjerë dhe u është bërë thirrje që nëse nuk arrijnë ta bëjnë të largohen menjëherë nga shtëpia, pasi nëse përsëritet nuk do të ketë tjetër paralajmërim për ta por elemiminim të menjëhershëm, siç ka ndodhur me disa prej konkurrentëve të tjerë.

“Big Brother ka vënë re se në më shumë se një rast, Luizi dhe Efi provokojnë banorët duke i sfiduar banorët me thyerjen e rregullave, siç janë ftesat për të shkuar në tualet.

Ky format televiziv funksionon sipas sjelljeve natyrale dhe reale të banorëve dhe jo provokimeve të sforcuara për të sfiduar njëri-tjetrin duke kaluar në presion psikologjik, i cili në kushte izolimi sa vjen dhe shtohet.

Kjo lojë është konceptuar dhe funksionon vetëm mbi bazën e respektit reciprok dhe aftësisë për të luajtur në mënyrë dinjitoze. Nëse nuk arrini ta bëni këtë Big Brother ju fton të largoheni nga kjo shtëpi menjëherë përpara se të përjashtoheni herë tjetër pa paralajmërim. Suksese”, thuhet në zarfin e zi.

 

Fraksion.com