AktualitetTë fundit

Çpo ndosh në Elbasan?! RENEA rrethon tregun agroushqimor në pronësi të Petrit Çela: Ka të shoqëruar

Një operacion i befasishëm është regjistruar pasditen e kësaj të premte nga forcat RENEA tek tregu agro-ushqimor në Elbasan, i cili është në pronësi të Petrit Çelës, babai i Suel Çelës, një emër i njohur në botën e krimit dhe i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Burime bëjnë me dije se tregu është rrethuar nga RENEA dhe janë shoqëruar 5 persona, teksa operacioni është ende në vijim.

Nuk dihen ende se kush janë të shoqëruarit dhe arsyeja e shoqërimit, teksa priten më shumë detaje në vijim. Aksioni është bërë për llogari të SPAK.

Mësohet se për këtë aksion janë shprehur të shqetësuar tregtarët, të cilët thonë se kontrollet dhe ndërhyrja e policisë është e paligjshme dhe nuk ka një vendim gjykate.

Kjo është e disata herë që forcat RENEA hyjnë në këto ambiente për kontroll.

Kush është Suel Çela 

Suel Çela është një nga personat më të kërkuar!  Ai u shpall në kërkim në Maj të 2022 në kuadër të dosjen ‘Plumbi i Artë’. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë. Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e  dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, por i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua. Një tjetër krim i porositur nga Suel Çela është ajo e tentativës për të vrarë administratorin e shkollës private Lulzim Masha dhe Skerdi Tase dyshohej si vrasës me pagesë në këtë rast. Suel Çela nga Elbasani, rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ai ka arritur t’i shpëtojë burgut. Suel Çela rezulton ‘fukara’ pasi nuk ka asnjë biznes në emër të tij, ndonëse i ati është biznesmen dhe zotëron tregun agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit, ku ndodhi dhe përplasje me policinë në 2017.

Si ndodhi përplasja në 18 shtator 2027

Përplasja në Tregun Agro-Ushqimor ndodhi në 18 shtator të 2017-së në Elbasan. Në atë kohë policia e Elbasanit kishte informacion për një grup të rrezikshëm që po lëvizte në qytet prandaj organizoi kontrolle. Pikërisht para tregut Agro-Ushqimor Policia ndaloi një Range-Rover ku brenda tij ishin Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri. Uniformat blu të Elbasanit i arrestuan dy të rinjtë për shkak se kundërshtuan punonjësit.

Mirëpo, në momentin që policët po largoheshin, një Audi i blinduar vjen drejt makinave të uniformave blu dhe në këtë moment përplasen me njëra-tjetrën. Sipas Prokurorisë Policia ishte në aksion dhe Audi ka goditur me qëllim makinën e Gjergji Oshafit. Në dosje theksohet se Audin e blinduar e drejtonte Suel Çela i cili më pas u fut brenda Tregu Agro-Ushqimor. Dera e tregu u mbyll dhe Policia nuk mund të hynte dot në brendësi, për shkak se roja nuk e hapi portën. Kur Policia u fut brenda tregut, sipas Prokurorisë, Suel Çela ishte larguar.

 

Fraksion.com