Berisha: Nëse FBI nuk e çon tek McGonigali Edi Ramën, do e çoj unë…
Ish-kryeministri, Sali Berisha, nga Vora ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Indrit Hoxha u ndal në akuzat ndaj kryeministrit Rama, për të cilin tha se ndërton 1 km autostradë në Shqipëri me 24 mln euro, ndërsa që Evropa e ndërton me 2 mln euro.
Sipas Berishës, duhet të hiqet parashkrimi për kryeministrin, ministrat dhe drejtuesit e agjencive që kanë të bëjnë me prokurimet, pasi ata vjedhin qytetarët.
Ish-kryeministri paralajmëroi Ramën, se nëse FBI nuk e çon atë tek McGonigal, do ta cojë vetë Berisha aty ku e meriton.
Berisha: Një kilometra autostradë në Shqipëri si në asnjë vend të botës. Ndërtohet 24 mln euro, ajo kushton 2 mln në gjithë Evropën, 22 vidhen nga qeveritarët.
Shkolla kushton 680 mijë euro në manualet e BE dhe SHBA, këtu ndërtohen me 4-6 mln euro. Kjo është e vërteta.
Fraksion.com