Life StyleTë fundit

Kujdes: Këto janë pesë shenjat më nevrike të horoskopit

Demi: Personat e shenjës së Demit, njihen për durimin që kanë ndaj gjërave të ndryshme, por kur arrijnë limitin nuk duan t’’ia dinë. Ata e humbin kontrollin kur kanë arsye të vlefshme, pra duhet të ketë ndodhur diçka e rëndësishme. Thonë se nuk qetësohen shpejt.

Luani: Luanët janë dramatikë dhe dominantë. Kur janë të nevrikosur, ata besojnë se kanë të drejtë. Këta persona nuk kanë frikë të përdorin fyerjet, kur janë të zemëruar me dikë. Ndonjëherë edhe e ekzagjerojnë me zemërimin e tyre. Ata kurrë nuk do ta pranojnë gabimin dhe nuk kërkojnë falje.

Akrepi: Personat e shenjës së Akrepit duan të jenë të drejtë. Ata mbajnë mëri dhe nuk e lënë diçka të kalojë pa u vënë re. Mund të jenë edhe agresivë kur janë me nerva, prandaj kini kujdes. Mos harroni, se një Akrep mund t’ju mbajë inat edhe gjatë gjithë jetës.

Shigjetari: Shigjetarët nuk janë të rrezikshëm kur janë me nerva, por ata nuk lënë gjë pa ju thënë. Si një shenjë zjarri, ata shpërthejnë keq kur janë me nerva. Pasi qetësohen Shigjetarët kërkojnë falje nëse e kuptojnë se e kanë ekzagjeruar.

Bricjapi: Bricjapët e kanë situatën nën kontroll dhe janë të përgjegjshëm. Ata zakonisht nuk kanë shpërthime emocionale, por ndonjëherë zemërimi i tyre iu merr pjesën më të mirë që kanë. Bricjapët drejtojnë kritikat e tyre drejt personit të parë që iu del kur janë me nerva. Ata janë jashtëzakonisht mospërfillës dhe fajësojnë të tjerët.

 

Fraksion.com